Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet se “Aurora” e Alban Ramosajt nuk është thjesht një titull kënge…

Zbulohet se “Aurora” e Alban Ramosajt nuk është thjesht një titull kënge…
October 03
16:53 2016

Alban Ramosaj ka prezantuar këngën e tij më të re “Aurora” në “Kënga Magjike”.

Emri Aurora për të ka një kuptim të veçantë, nuk është thjeshtë  një këngë. Në këngët “Ç’kemi” dhe “ A më do” ai ka treguar historinë e jetës së tij, madje kishte premtuar se në këngën e tretë do të tregonte emrin e ish-të dashurës, të cilës i janë dedikuar edhe dy këngët e mëparshme.

Duket se Albani e mbajti premtimin  dhe u tregoi fansave se ish-e dashura e tij quhet Aurora. Këngëtari, përveçse zbuloi emrin e saj, tregon edhe disa detaje të tjera që nuk i kishte përmendur më parë.

Ngelet për t’u parë nëse Albani do të vazhdojë t’i këndojë ish-të dashurës apo pas publikimit të këngës “Aurora” e ka mbyllur atë kapitull./Blitz.al/

Shperndaje