Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet projekti i ri i Alketa Vejsiut, krah Ledion Liços në Top Channel

Zbulohet projekti i ri i Alketa Vejsiut, krah Ledion Liços në Top Channel
February 24
15:26 2017

E kishit menduar ndonjëherë se do ta shikonit Alketa Vejsiun krah Ledion Liços në Top Channel? Duke qenë se janë dy nga moderatorët më të mirë të ekraneve shqiptare, një bashkëpunim mes tyre është preferuar gjithmonë nga publiku shqiptar, por duke qenë se Alketa në përgjithësi projektet i saj i ka realizuar në TV Klan dhe Ledion Liço gjithmonë në Top Channel, diçka e tillë është dukur e pamundur.

Mirëpo ka qenë Alketa ajo që i ka thyer këto tabu duke pranuar ftesën e Ledion Liços për të komentuar së bashku mbrëmjen e së dielës deri në orët e para të mëngjesit lidhur me ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve “Oscar”.

“Është një nga të paktat gjëra që më bën të sakrifikoj gjumin. Po nisa të shoh një film që vlen, mund të shoh dy, tre, edhe katër rresht deri sa zbardh dita. Kështu që një natë pa gjumë për “Oscars on Top” në Top Channel më ka shumë kuptim! Do të jem aty për të komentuar në një panel interesant, nën drejtimin e Ledionit që më bëri të shoh pjesën më të madhe të filmave më të mirë të kandiduar”, – ka shkruar Alketa në Instagram.

Në fakt, për të do të jetë vërtet një sakrificë gjumi, pasi siç e dimë të hënën në mbrëmje ajo do të jetë “live” në TV Klan për episodin e radhës të YFSF. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje