Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet opinionistja e parë e sezonit të ri në “Top Show Magazine”

September 14
10:35 2016

...

Duke qenë se pritet të fillojë sezoni i ri i emisionit “Top Show Magazine” në Top Channel, një detaj që i kuriozon njerëzit është se cilët do të jenë opinionistët që do të ulen në karriget e “ngacmimit” dhe “kritikës” së personazheve që do të ftohen.

Në një fotografi të stafit të “Top Show” pranë zyrave të Top Channel në Kashar vihet re edhe prania e Sara Kapos, vajzës së Ema Andreas, e cila së fundmi është bërë mjaft e njohur me performancën e saj në klipin e këngës “Beautiful” të këngëtarëve Flori Mumajesi dhe Ledri Vula, si dhe natyrën e saj “të çmendur” dhe tejet rebele që shfaq në rrjete sociale.

Mesa duket, ajo u ka pëlqyer edhe drejtuesve të “Top Show” sa këtë vit do të jetë në rolin e opinionistes. Duke njohur karakterin e saj shpërthyes mund të themi se ky sezon i ri do të rezervojë surpriza. Por pyetja sërish mbetet: “Kush do të jetë opinionisti i dytë që do të qëndrojë krah Sarës?” Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje