Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet se si u nda nga jeta Leonard Cohen

Zbulohet se si u nda nga jeta Leonard Cohen
November 17
11:40 2016

Leonard Cohen, kompozitori i njohur në mbarë botën, u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 82-vjeçare.  Në një deklaratë, menaxheri i tij ka zbuluar se këngëtari i njohur ka vdekur në mënyrë të papritur, paqësore, gjatë kohës që ishte në gjumë në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Kantautori kanadez vdiq më 7 nëntor, duke lënë pas dy fëmijët e tij, Adam dhe Lorca, si dhe nipërit Cassius, Viva dhe Lyon.

Funerali i Cohen është mbajtur në vendlindjen e tij, Montreal.

“Motra ime dhe unë e varrosëm babain tonë në Montreal në praninë e familjes dhe miqve të afërt. Ai u varros pranë babait dhe nënës së tij, njësoj si do të kishte dashur”,- ka shkruar Adam në Facebook.  “Faleminderit për të gjitha ngushëllimet  dhe dashurinë ndaj babait tim!”

Në një datë të mëvonshme do të mbahet një memorial në kujtim të legjendës së muzikës. Në muajin tetor kujtojmë se Cohen kishte publikuar albumin e tij të 14-të, “You Want it Darker”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje