Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet manipulimi në tregun e TV, kompania Abacus me bilancin e një kioske

Zbulohet manipulimi në tregun e TV, kompania Abacus me bilancin e një kioske
January 18
23:40 2018

Çdo ditë po shohim luftën e madhe që po bëhet nga kanalet televizive për audiencën të cilën e duan të gjithë për vete. Lufta ka arritur deri aty sa edhe vetë moderatorët publikojnë shifra secili të vetat se kush është ndjekur më shumë. Por po të lexoni më poshtë do të kuptoni se gjithçka paska qënë një gënjeshtër e madhe.

Shikimet televizive maten nëpërmjet një sistemi të sofistikuar njerëzor dhe teknologjik, që kërkon kompetenca të mëdha dhe investime të larta. Të dhënat e mbledhura më pas u shiten investitorëve të reklamave për t’u treguar se cilët televizione kanë shikueshmëri më të lartë dhe kështu që të dinë se ku të orientojnë investimet e tyre publicitare.

Në tregun shqiptar,ekzistojnë dy kompani që operojnë në këtë fushë, por të paktën njera duket se funksiononë në mënyrë shumë të dyshimtë. Shqiptarja.com ka zbuluar  nga një investigim të thelluar dhe të thellë se bëhet fjalë për një kompani, e cila nuk ka realizuar kurrë as investimin minimal të domosdoshëm për të bërë të mundur matjen e shikimeve, por megjithëkëtë vazhdon të manipulojë tregun televiziv, duke keqorjentuar edhe agjencitë dhe klientët publicitarë që e paguajnë, ndërkohë që asnjë institucion shtetëror nuk ka ndërhyrë deri tani. Kompania quhet Abacus shpk dhe, pavarësisht nga prania e saj e gjerë në treg, në realitet duket se fjala është për një kuti bosh.

Investigimi ka nxjerrë në pah disa të dhëna shokuese të mbledhura nga Drejtoria e Tatimeve ku del se shoqëria Abacus shpk ka një kapital prej vetëm 800 eurosh, ka vetëm një të punësuar, zero investime në teknologji dhe deklaron të ardhura prej më pak se 10.000 euro në vit.

        

Për të kuptuar më shumë dhe për ta ndjekur të plotë këtë investigim klikoni linkun:
http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=263065

Komento
Shperndaje