Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Zbulohet kush do të jetë krah Renato Mekollit në “Hell’s Kitchen 2”

Zbulohet kush do të jetë krah Renato Mekollit në “Hell’s Kitchen 2”
August 14
12:30 2019

Chef Renato Mekolli  ka treguar se këtë vit “Hell’s Kitchen” do të vijë me ndryshime, duke nisur që nga studioja, e cila do të jetë më e madhe dhe gati për të qenë shtëpia e një super reality show për të vijuar pastaj edhe me shoqëruesit e tij. Zëvendës chefat Bleri Dervishi dhe Eri Muhaj që e shoqëronin edicionin e parë, do të zëvendësohen nga dy vajza.

Dy vajza do të jenë asistentet e tij këtë sezon të ri në “Hell’s Kitchen 2”, njëra bjonde, tjetra brune.

Sipas “News.31”, thuhet se vajza bjonde do të jetë ish-konkurrentja e edicionit të parë, Ani Alku.

I ftuar në “Klubin e Mëngjesit”  Renato u shpreh se krah tij do të jenë dy vajza të talentuara të cilat publiku i njeh dhe ai i ka besuar edhe në restorantin e tij. Ato do të kenë rolin e zëvendëses së shefit.

Epo mbetet për t’u parë kush do të jetë vajza tjetër. Kujtojmë se edicioni i dytë do të nisë në tetor dhe se aktualisht po zgjidhen konkurrentët. /Blitz.al/

Share