Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Zbulohet kur do të publikohen këngët e Festivalit të Këngës!

Zbulohet kur do të publikohen këngët e Festivalit të Këngës!
December 08
16:41 2019

Prej muajsh, që kur lista e pjesëmarrësve në Festivalin e Këngës u bë publike, të gjithë kishin një dëshirë, t’i dëgjonin sa më shpejt këngët e tyre. Dhe sigurisht që pyetja që mbiztotëronte sa herë flitej për festivalin ishte: “Kur dalin këngët?”.

Sot kemi një lajm të mirë për të gjithë ju që mezi po prisni këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH!

Ditën e hënë, në orën 18:00, të 20 këngët e festivalit do të jenë online në YouTube, prej nga ku do të mund të dëgjoni projektet që me siguri do kthehen në të preferuarat tuaja.

20 këngët pjesëmarrëse janë krijuar nga emra si Florent Boshnjaku, Adi Hila, Darko Dimitrov, Eugent Bushpepa, Fifi apo Gramoz Kozeli. Ndërkohë tekstet janë shkruar nga Lindon Berisha, Timo Flloko, Pandi Laço, Jorgo Papingji etj.

Një gjë është e sigurtë: 20 këngët pjesëmarrëse do të jenë të 20-ta hitet e momentit dhe me shumë gjasë hitet e këtij fundviti! Me to do të qani, me to do të kërceni, me to do të kaloni momente dashurie, me to do të ktheheni pas në kohë, me njërën prej tyre do shkojmë dhe në Eurovizion.

Kështu që, ne e bëmë tonën… ju paralajmëruam për nesër në orën 18:00! /Blitz.al/

Share