Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet gjinia e fëmijës së Rob Kardashian dhe Black Chyna

Zbulohet gjinia e fëmijës së Rob Kardashian dhe Black Chyna
September 12
12:56 2016

Rob Kardashian dhe Blac Chyna më në fund kanë zbuluar gjininë e fëmijës. Gjatë premierës së djeshme të “Keeping up with the Kardashians”, ata kanë lënë një takim me mjekun për të mësuar gjininë e bebes së tyre. Rob ka rrëfyer se ndihej shumë nervoz dhe i lumtur e dëshira më e madhe ishte të bëheshin me një djalë. Por surprizën e vërtetë ua ka thënë mjekja: “Urime, ju do të bëheni me një vajzë!”

Chyna ka brohoritur e lumtur, ndërsa Rob e ka quajtur një çmenduri. “Ju keni një djalë në shtëpi apo jo? – është shprehur doktoresha duke iu referuar djalit të Blac Chyna dhe Tyga-s.

“Por unë nuk kam”,- ka shtuar Rob.

“Ky është një moment emocionues për ju. Dëshira juaj për t’u bërë me një djalë padyshim buron nga dëshira që babai juaj ka pasur, megjithatë të jeni i sigurt se do të keni të njëjtën marrëdhënien edhe me vajzën”,- ka shtuar mjekja.

Megjithatë, Rob ka përfunduar se ndihet i lumtur që do të bëhet baba dhe që ky fëmijë do të jetë i shëndetshëm. “Jam shumë i lumtur që do të jem baba i një vajze”,- tha ai. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje