Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet femra pas tradhtisë së Jay Z

April 25
18:33 2016

“Sorry” është kënga e katërt e albumit të fundit të Beyonce-s dhe një nga dy këngët që “ndezën” rrjetet sociale lidhur me tradhtinë e Jay Z. Ishte vargu “He better call Becky with the good hair”/”Më mirë të shkojë te Becky me flokë të bukura” ai që e bëri modelen dhe fashion- blogger-en Rachel Roy të shpërndante një foto në Instagram, ku shkruante: “Flokë të bukura? Nuk ma ndjen… #nodramaqueens”.

Kjo ka bërë që Roy të jetë përgjigjja e pyetjes se kush është Becky dhe të gjithë admiruesit e Knowles t’i drejtohen seksionit të komenteve për të sulmuar modelen lidhur me marrëdhënien e saj me Jay Z.

Përveç postimit në Instagram, ajo që e bën Rachel Roy-n të “dyshuarën kryesore” për një tradhti të mundshme me reperin është edhe fakti që ajo është konfliktuar me dy motrat Knowles, Solange dhe Beyonce, në mbrëmjen e “Met Gala”, ku ndodhi edhe zënka e famshme në ashensor. Për të mos u mjaftuar me kaq, Rachel Roy është ish-bashkëshortja e ish-mikut të ngushtë të z. Carter, me të cilin është konfliktuar për shkak të kompanisë “Roc-A-Fella” dhe vetë modelen Roy.

Aktualisht, albumi i Beyonce, “Lemonade”, gjenden në ITunes, madje në vend të parë në plot 70 vende.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje