Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet emri i trajnerit të dytë në “The Voice of Albania”

Zbulohet emri i trajnerit të dytë në “The Voice of Albania”
October 05
21:21 2016

Audicionet e “The Voice of  Albania 6” kanë filluar para pak kohësh, por trajnerët kanë qenë enigmë.

Fillimisht u zbulua se trajneri i parë do të ishte Alban Skënderaj, ndërsa sot në Instagram-in e “The Voice of Albania” është publikuar emri i dytë. Rona Nishliu do të jetë një nga 4 trajnerët që do të qëndrojnë në karriget e “The Voice”.

“Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë trajnerin e dytë zyrtar të edicionit të gjashtë të “The Voice of Albania”! Gati për t’u ulur në karrigen e trajnerit për të na ofruar një edicion të paharrueshëm: Rona Nishliu!” – është shkruar në faqen e “The Voice” bashkangjitur me foton e Rona Nishliut.

Le të presim se cilët do të jenë trajnerët e tjerë dhe të bëhemi gati sepse “The Voice of Albania” fillon së shpejti./Blitz.al/

rona

Komento
Shperndaje