Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Zbulohet emisioni i ri ku do të shohim binjakët e “Al Pazar”, Romeo dhe Donald Veshaj

Zbulohet emisioni i ri ku do të shohim binjakët e “Al Pazar”, Romeo dhe Donald Veshaj
March 15
21:44 2019

Një javë më parë, të ftuar në “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ishin dy aktorët e humorit, binjakët Donald dhe Romeo Veshaj. Aty ata zbuluan pak dhe për një projekt të radhës:

“Kemi një projekt të ri tonin, që është pak shpejt ta themi se çfarë është. E kemi menduar mirë. Nuk do të jetë një spektakël humori, do të jetë diçka ndryshe nga ajo që në Shqipëri jemi mësuar të shohim.”- u shprehën ata.

Binjakët treguan se edhe këtë projekt do ta kishin në Vizion+, ndërkohë që burime thonë që bëhet fjalë për një emision i cili do të jenë në formën e një “Late Night Show”, me supriza dhe biseda interesante.

Titulli do të jetë “3-shat”.

Dhe në fakt, ditën e sotme ka qenë Bora Zemani e cila ka publikuar një foto me dy vëllezërit, nënshkrimi i të cilit është pikërisht “3-shat”.

Nisur nga ky postim, mos ndoshta dhe moderatorja do të jetë pranë tyre në këtë projekt të ri? Gjithashtu në “Thumb”, binjakët Veshaj u shprehën se është “pak a shumë” projekt  solo, pra “pak a shumë” mund të nënkuptojë dhe një anëtar tjetër, apo vetem ata te dy?

Na mbetet vetëm të presim për zbulimin e të tjerave detaje, nëse do të vinë vetëm apo me Borën krahë tyre, dhe mbi të gjitha kur projekti do të shfaqet në ekranet tona. /Blitz.al/

Share