Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet emisioni i ri i Jonida Shehut në Top Channel

Zbulohet emisioni i ri i Jonida Shehut në Top Channel
September 05
16:10 2018

Tashmë ka nisur sezoni i ri në televizionet shqiptare, dhe pak nga pak janë zbuluar edhe surprizat. Disa ditë më parë u zbulua se Jonida Shehu do të rikthehet në “Top Channel” me një emision  të ri pas konflikteve që pati me televizionin në fjalë.

Burime pranë Blitz.al tregojnë se bëhet fjalë për një emision i cili do  do të transmetohet çdo të martë në ekranin e Top Channel. Të ftuar do të jenë personazhe të njohur e jo vetëm të cilët përveç intervistave do të dhurojnë edhe momente “show” me këngë dhe performancë, në versionin e një kabareje. Jonida njihet për thjeshtësinë dhe origjinalitetin e saj në ekran prandaj pritet që edhe ky projekt të ketë sukses, gjithsesi na duhet të presim.

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje