Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet emergjenca e Kanye West, Kim Kardashian kërcënohet me armë nga persona të maskuar si policë

Zbulohet emergjenca e Kanye West, Kim Kardashian kërcënohet me armë nga persona të maskuar si policë
October 03
10:29 2016

Një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur Kim Kardashian në Paris këtë fundjavë. Të gjithë u habitën kur Kanye West papritur ndërpreu performancën e tij në Festivalin e Muzikës dhe Arteve në Queens. Ai njoftoi publikun se i duhej të largohej pasi kishte një situatë emergjente familjare. Së fundmi është zbuluar se bashkëshortja e tij Kim ka qenë në rrezik pasi është rrëmbyer nga dy meshkuj të armatosur dhe të maskuar me uniformat e policisë. “Kim është mbajtur peng dhe nën shënjestrën e armëve në dhomën e saj të gjumit në hotel”,- ka thënë zëdhënësja e saj për “Huffington Post”.

Kardashian ka qenë në Paris për Javën e Modës dhe thuhet se është tronditur nga kjo situatë, por për fat të mirë nuk është lënduar fizikisht. Sipas disa burimeve policore, Kardashian-it i janë vjedhur stoli me vlerë mbi një milion dollarë./Blitz.al/

Shperndaje