Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet e vërteta e bashkëpunimit të Noizy-t dhe Ledrit

Zbulohet e vërteta e bashkëpunimit të Noizy-t dhe Ledrit
January 12
12:25 2017

Para pak ditësh, dy reperët më në zë, Noizy dhe Ledri, janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje pranë tyre ka qenë edhe menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi.

Duke marrë shkas nga fotografitë e takimit të tyre u aludua se ata do të bënin një bashkëpunim. Faktikisht, reperët vijnë nga dy grupe të ndryshme, të cilët dikur kanë qenë kundërshtarë dhe u duk paksa i çuditshëm ky bashkëpunim.

Gjithsesi, këto aludime kanë marrë fund! Ledri dhe Noizy nuk do të bëjnë asnjë bashkëpunim.

Blitz.al ka zbuluar se ka qenë një ndër miqtë e Noizy-t, Erik Fullani, ai që ka treguar të vërtetën e takimit mes dy reperëve. Ai është pyetur në llogarinë e tij në Tumblr  në lidhje me këtë bashkëpunim dhe ka thënë:

“Ledri po bën remiks një këngë të Noizy-t”.

Me këtë përgjigje, Fullani nënkupton se Ledri ka kërkuar një këngë të Noizy-t për të bërë një remiks të tijin. Por cila mund të jetë kjo këngë që ka bërë bashkë dy reperët? Kjo mbetet për t’u parë pas publikimit të këtij remiksi./Blitz.al/

erik

Komento
Shperndaje