Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet dashuria e Mariza Ikonomit

April 25
17:48 2016

Këngëtarja Mariza Ikonomi ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar sa i përket jetës private. Por së fundmi, ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto ku na ka treguar dashurinë e saj të vërtetë. Nuk është as djalë i ri, as burrë në moshë, por thjesht … qengj. (Eh, kush nuk do të binte “në dashuri” me një qengj?!)
Në foto, Mariza shfaqet pranë një tufe bagëtish duke vështruar njërin nga qengjat e tufës. Ajo e ka shoqëruar foton me përshkrimin: “Dashuri me shikim të parë…”.

Mariza po xhiron projektin e saj më të fundit, pas pjesëmarrjes në festivalin “Kënga Magjike 2015” me këngën “Pikë loti” dhe kjo foto mendohet të jetë shkëputur nga një nga skenat e videoklipit.

...

Etiketimet
Shperndaje