Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet çifti më i ri në showbizz: U fejuan që verën e kaluar!

November 02
14:02 2017

Ndryshe nga mjaft çifte të rinj në showbizz që e publikojnë marrëdhënien e tyre që në ditët e para, Lady Gaga dhe i fejuari i saj, Christian Carino kanë zgjedhur të na japin lajmin e mirë një stinë me vonesë.

Burime pranë US Magazine kanë treguar se 31-vjeçarja dhe agjenti i CAA, Christian Carino janë fejuar prej 3 muajsh dhe janë mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit.

Përveç kësaj, partneri i Gaga-s është i gjithi i fokusuar në shërimin e plotë të Gaga-s pas problemeve të saj me shëndetin.

Fillimisht, US Weekly tregoi se të dy po dilnin në shkurt të këtij vtit pas Super Bowl-it, por fejesa e tyre do të ndodhte pas pak muajsh.

Ndërkohë që po të njejtat burime kanë treguar se planet për dasmë janë të largëta. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje