Blitz

 Breaking News

Zbulohet çfarë kishte marrë reperi 21-vjeçar, pak momente para se të ndërronte jetë

Zbulohet çfarë kishte marrë reperi 21-vjeçar, pak momente para se të ndërronte jetë
December 09
20:46 2019

Ditën e djeshme bota e muzikës u shokua nga lajmi i ndarjes së parakoheshme nga jeta të reperit të talentuar Juice Wrld.

Autori i hitit të padiskutueshëm “Lucid Dreams”, ndërroi jetë pas një goditje që mori në aeroportin ”Chicago Midway”, në kohën që u transportua në spital. Shkaku i vdekjes të 21-vjeçarit ende nuk dihet me saktësi, por pritet të mësohet nga autopsia që do të bëhet ditën e sotme.

Gjithsesi zyrtarët e policisë thanë për TMZ se dëshmitarët kishin rrëfyer se Juice kishte marrë disa pilula teksa udhëtonte me avion. Një burim konfirmoi gjithashtu se autoriteteve i ishte thënë se reperi kishte një problem me substancat farmaceutike dhe një shishe me kodeinë (një kokteil shurupi kolle)  ishte gjetur në avionin e tij.

Ndërkohë, siç tregohet dhe në foton e mëposhtme, FBI konfiskoi 70 paundë marijuanë nga valixhet që gjendeshin në bordin e avionit.

Dy persona që kishin udhëtuar me Juice, Chris Long dhe Henry Dean, u arrestuan për armëmbajtje pa leje ditën e djeshme, por u lanë të lirë sot pasi paguan garancinë.

Reperi, emri  vërtetë i të cili ishte Jarad Higgins, kishte rrëfyer më parë në intervistat e tij për problemet me qetësuesit si Xanax, Percocet apo Lean, kjo e fundit e njohur ndryshe si “pija lejla”, një koktejl shurupi kolle, me ëmbëlsira me përmbajtje të lartë kafiene dhe alkool, e përdorur rëndom nga reperët. Megjithatë në korrikun e këtij viti ai kishte premtuar publikisht që nuk do të konsumonte më substanca të tilla, madje i kërkoi falje dhe partneres së tij për varësinë që kishte.

Është ende herët por mendohet se goditja që mori, ishte pikërisht nga abuzimi me drogërat dhe qetësuesit. Juice Wrld mbushi 21-vjeç para 1 jave dhe karriera e tij ishte vetëm në ngjitje, që pas publikmit të albumit të tij të dytë. /Blitz.al/

Share