Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohen raportet, Amber Heard ka dhunuar ish-të dashurën në vitin 2009

June 07
15:33 2016

...

...
Picture 1 of 2

Disa raporte tregojnë se Amber Heard është arrestuar në vitin 2009 pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së atëhershme Tasya van Ree.

Këto fakte janë rikujtuar pas deklaratave të saj se bashkëshorti Johnny Depp e ka dhunuar. TMZ thotë se sipas burimeve ligjore dhe dokumentacioneve të regjistruara, Amber dhe Taya kanë debatuar në  14 shtator të vitit 2009 në Aeroportin Ndërkombëtar të Seattle-Tacoma ku Amber e ka lënduar Tayan në krah. Pas këtij veprimi aktorja është arrestuar dhe të nesërmen është përballur me gjykatën. Rasti nuk është diskutuar gjatë atë periudhë.

Amber ka lëshuar një deklaratë në fund të muajit maj me pretendimin se bashkëshorti i saj prej 15 muajsh kishte ushtruar dhunë mbi të(lexo këtu).  Avokatët e saj janë shprehur se aktorja fillimisht nuk ka dashur të tregojë shumë por është ndjerë e detyruar për të folur rreth situatës  pas akuzave të rreme dhe keqdashëse që janë publikuar në media.  Ndërkohë avokati i Depp i mëshon faktit se Heard po e bën këtë vetëm për përfitime financiare.

Komento
Shperndaje