Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohen mesazhe të shkëmbyera mes Heard dhe asistentit të Depp: “Ai e ka bërë këtë më parë, në Tokio, në ishull, në Londër…”

June 02
11:09 2016

...

...
Picture 1 of 2

Disa mesazhe të shkëmbyera midis Amber Heard dhe asistentit të Depp, Stephen Deuters, në maj të vitit 2014, dëshmojnë një histori abuzimi mes çiftit që para se të kurorëzoheshin në martesë.

Në mesazhe flitet për një incident në të cilin thuhet se aktori e ka goditur Herad dhe kjo nuk ishte hera e parë që Depp reagonte dhunshëm ndaj saj. “ Ai është penduar tashmë dhe e di që ka vepruar gabim”,- shkruhet në një mesazh dërguar Deuters. “Ai tani dëshiron që marrëdhënia jonë të përmirësohet”.

“Po, por unë nuk e di si do të mund të rri  pranë tij pas asaj që më bëri dje. Nuk e di nëse do të mund të jem më me të”,- është përgjigjur Amber. “Ai e ka bërë këtë më parë, në Tokio, në ishull, në Londër, e mban mend atë herë? Dhe unë gjithnjë kam qëndruar dhe kam besuar se gjërat do të rregullohen. Megjithatë, pas 3 muajsh apo diçka më shumë ndodhem sërish në të njëjtën situatë”.

Heard ka bërë kërkesën për divorc më 23 maj dhe pak ditë më vonë siguroi një urdhër të përkohshëm kufizues ndaj burrit të saj prej 15 muajsh, pas pretendimit se 54-vjeçari e kishte dhunuar shpesh gjatë marrëdhënies së tyre.

Disa foto të reja nga revista “People”  tregojnë aktoren me dëmtime në fytyrë që dyshohen të jenë pasojë e një përballjeje të dhunshme me aktorin. Një zëdhënës i Depp nuk i është përgjigjur kërkesave të “People” për komente në lidhje me fotot. Kujtojmë se avokati i Depp i mëshon faktit se Amber po e përdor abuzimin si një mënyrë për të siguruar financat e saj.

Komento
Shperndaje