Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohen konkurrentët e rinj të “Dancing With the Stars”

Zbulohen konkurrentët e rinj të “Dancing With the Stars”
August 30
18:01 2016

Fituesit e medaljes së artë olimpike Ryan Lochte (not) dhe Laurie Hernandez (gjimnastikë artistike) do t’i bashkohen kastit të personazheve pjesëmarrës në edicionin e 23-të të “Dancing With the Stars” në SHBA.

Dyshja u shfaq në direkten e “GMA” mëngjesin e sotëm, së bashku me dy partnerët e tyre profesionistë, Val Chmerkovskiy dhe Cheryl Burke.

“Jam shumë i lumtur. Kjo është një gjë e re për mua”, – shprehet 32-vjeçari Lochte. “Ka ardhur koha për mua që të vesh këpucët e kërcimit dhe të futem në sallën e vallëzimit. Do ta trajtoj këtë eksperiencë njësoj si Lojërat Olimpike”, – shton ai.

Pjesa tjetër e pjesëmarrësve të show-t përfshin Amber Rose, reperin Vanilla Ice, ish-guvernatorin e Teksasit Rick Perry. /Blitz.al/

3shja

Vanilla

Komento
Shperndaje