Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohen këngët që do të na “çmendin” nga “50 Shades Darker”

Zbulohen këngët që do të na “çmendin” nga “50 Shades Darker”
January 11
19:45 2017

Këtë vit, Hollywood do të na sjellë një nga projektet më të shumëpritura nga publiku: “50 Shades Darker”, sekuenca e dytë e trilogjisë “Fifty Shades of Grey”.

Në filmin e parë patëm mundësinë të shijojmë në maksimum këngët zyrtare të filmit, si “Crazy in Love (2014 Remix)”, “Earned It”, “Love Me Like You Do” apo “Salted Wound”. Nëse menduat se diçka e tillë nuk do të ndodhë edhe këtë vit, jeni gabim.

Pak më parë sapo është publikuar e gjithë lista e këngëve që priten të formojnë atë që quhet “50 Shades Darker Soundtrack”.

Nga “I Don’t Wanna Live Forever” deri në “Making it Real, kjo është lista e këngëve zyrtare e filmit të njohur. /Blitz.al/

 

c16ll3zusaal6ij

Shperndaje