Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohen dokumentet zyrtare që tregojnë për dhunën e Johnny Deep ndaj Amber Heard

May 28
13:15 2016

Pas ndarjes që bëri zhurmë të Amber Heard dhe Jonny Depp, janë zbuluar dokumentet zyrtare që janë përdorur nga avokatët përkatës. Përpara se të bëheshin publike për mediat, Heard kishte deklaruar se Jonny Depp e ka goditur atë me një celular, i ka shkulur flokët dhe ka përdorur dhunë joverbale, si dhe ka thënë se këto abuzime kanë qenë të vazhdueshme përgjatë gjithë martesës.

“People” ka bërë të mundur të sigurojë dokumentacionin zyrtar ku janë parë jo vetëm fotot ku Amber Heard shfaqet e abuzuar, por edhe deklaratat e saj përpara autoriteteve përkatëse. “Gjatë gjithë lidhjes sonë, Johnny ka abuzuar me mua duke më rrahur. Të shtunën ai më ka tërhequr prej flokëve duke më goditur në fytyrë ndërkohë që as nuk më lejonte të thërrisja policinë duke më mbyllur gojën”, – ka shkruar ajo në denoncim.

Gjithashtu është bërë me dije se në momentin e zënkës së fundit që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje midis Heard dhe Depp, një fqinjë që banon pranë tyre ka dëgjuar të bërtiturat dhe është futur ne banesë për të ndaluar konfliktin. Ajo gjithashtu ka dëshmuar në polici duke thënë: “Unë po mbroja Amber-in dhe Johnny nuk më lejonte. Ai më largonte duke më shtyrë prej krahëve dhe më bërtiti që të mos ndërhyja”.

Nga ana tjetër, vetë Johnny Depp nuk ka deklaruar asgjë në mënyrë direkte, por avokati i tij është shprehur se Amber Heard e bën të gjithë këtë për të përfituar financiarisht.

Shperndaje