Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohen detajet e dasmës së Marinës dhe Getoarit. Reperi dhe krushqit do të udhëtojnë drejt Tiranës për të marrë nusen

Zbulohen detajet e dasmës së Marinës dhe Getoarit. Reperi dhe krushqit do të udhëtojnë drejt Tiranës për të marrë nusen
August 17
12:09 2017

 

Një nga dasmat që po pritet me mjaft kuriozitet është ajo e reperit Getoar Selimi dhe moderatores Marina Vjollca, e cila do të mbahet më 10 shtator të këtij viti.

E teksa shumë detaje po mbahen të fshehura nga çifti, gazeta “Express” shkruan se ceremonia do të organizohet në Prishtinë dhe do të ketë rreth 250 të ftuar. Ndërkohë ajo që do ta bëjë të veçantë këtë ceremoni do të jetë fakti që Getoari do t’i qëndrojë besnik riteve tradicionale shqiptare.

Reperi do të udhëtojë nga Prishtina në Tiranë ditën e diel për të marrë nusen bashkë me krushqit dhe më pas do të udhëtojë sërish drejt Prishtinës për të zhvilluar ceremoninë, tregon gazeta “Express”.

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim datën 10 shtator e të mësojmë më shumë detaje për dasmën e çiftit të njohur. /Blitz.al/

Shperndaje