Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zayn Malik nuk e ka më tatuazhin për ish-të dashurën

August 05
14:56 2016

...

Zayn Malik përfundimisht e ka lënë në të shkuarën lidhjen e tij me Perrie Edwards.

Edhe pse mund të duket e çuditshme pasi prej muajsh këngëtari është në një lidhje me modelen Gigi Hadid  duhet të kujtojmë se Zayn i ka dedikuar një tatuazh ish-të dashurës Edwards në pjesën e sipërme të krahut të djathtë. Zayn dhe Perrie kanë qenë të lidhur për dy vite.

Në një foto të publikuar së fundmi duket se Zayn e ka mbuluar tatuazhin e fytyrës së ish- të dashurës me një tjetër tatuazh. Duke mos bërë asnjë koment mbi këtë ndryshim ka qenë Gigi ajo që ka postuar në Snapchat një foto të Zayn teksa ky i fundit ka qenë duke gatuar, me mbishkrimin “ Pooo, mbret”.  Pra, gjithçka tashmë mund të quhet pjesë e së kaluarës./Blitz.al/

Komento
Shperndaje