Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zayn Malik: Kam vuajtur nga çrregullimet e të ushqyerit kur kam qenë pjesë e grupit “One Direction”

Zayn Malik: Kam vuajtur nga çrregullimet e të ushqyerit kur kam qenë pjesë e grupit “One Direction”
November 01
11:28 2016

Zayn Malik ka kaluar një periudhë të keqe në jetën e tij gjatë kohës që ka qenë pjesë e grupit “One Direction”.
Këngëtari ka pranuar në një intervistë se ka vuajtur nga çrregullimet e të ushqyerit gjatë kohës që ka qenë pjesë e grupit. Ai ka rrëfyer se mund të rrinte ditë të tëra pa konsumuar asgjë dhe se ka luftuar shumë me presionin e të qenit pjesë e një bande muzikore. “Kur shoh fotot e mia të viteve të kaluara para turneut të fundit të grupit, atëherë e kuptoj se sa i sëmurë kam qenë. Kjo është diçka të cilën nuk e kam thënë më herët publikisht. Arrita ta kuptoja vetëm kur u largova nga grupi se vuaja nga një çrregullim ushqimi”, – është shprehur këngëtari.
Zayn u nda nga “One Direction” në vitin 2015. Gjatë kësaj kohe ai ka rënë shumë në peshë, sakaq është shprehur se ky nuk ishte qëllimi i tij.
“Nuk kisha ndonjë shqetësim për peshën time, madje mund të rrija me ditë të tëra pa ngrënë. Gjithçka u bë serioze me kalimin e kohës, edhe pse në atë kohë unë nuk po e kuptoja. Mendoj se kishte të bënte shumë me vetëkontrollin, pasi në atë kohë unë e kisha humbur kontrollin për shumë gjëra në jetën time. Ushqimi ishte një gjë me të cilën arrita të përballem pasi kisha humbur aq shumë peshë sa mund të quhesha një i sëmurë”.
Nëse kthehemi pas në kohë, Zayn është akuzuar shpesh për varësi nga droga pikërisht për shkak të gjendjes fizike dhe humbjes drastike të peshës, gjë që ai e ka mohuar duke shpjeguar se bëhej fjalë vetëm për një kequshqyerje./Blitz.al/

Komento
Shperndaje