Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zayn Malik dhe Gigi Hadid e çojnë lidhjen në një tjetër nivel

Zayn Malik dhe Gigi Hadid e çojnë lidhjen në një tjetër nivel
August 01
10:00 2016

Zayn Malik dhe Gigi Hadid kanë vendosur të jetojnë bashkë.

Thuhet se supermodelja është zhvendosur në shtëpinë e këngëtarit 23-vjeçar. Zayn ia ka lënë në dorë të dashurës rimodelimin e shtëpisë. Çifti po bashkëjeton në shtëpinë e Zayn në Los Anxheles dhe tashmë janë shumë të zënë duke blerë piktura dhe mobilie për ta bërë shtëpinë një ambient sa më rehatshëm. Ndjenjat mes tyre kanë ndryshuar tashmë, kanë avancuar dhe thuhet se këngëtari e vlerëson akoma më shumë të dashurën e tij, sidomos pas mbështetjes që ajo i dha pas vendimit të tij për t’u tërhequr nga një projekt për shkak të ankthit.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Zayn bëri një deklaratë për të dashurën e tij, duke u shprehur se tek ajo nuk sheh vetëm bukurinë, por edhe inteligjencën./Blitz.al/

Komento
Shperndaje