Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zayn Malik anulon koncertin në minutë të fundit, ai vuan nga…

Zayn Malik anulon koncertin në minutë të fundit, ai vuan nga…
June 12
11:41 2016

Problemet si depresioni apo ankthi mund të jenë shumë të vështira për t’u tejkaluar për një pjesë të mirë të njerëzve. Kur pranon varësinë ndaj ankthit, edhe njerëzit pranë, duke qenë se nuk kanë informacion të mjaftueshëm, mund të kthehen më tepër në bezdi sesa në mbështetës. Ankthi nuk është diçka që përjetohet vetëm nga njerëzit e zakonshëm, përkundrazi personazhet publikë janë më të prirur ndaj tij. Një nga ata është edhe Zayn Malik, njëri nga krijuesit e grupit One Direction.

Sipas “Billboard” Zayn është duke luftuar me ankthin, një betejë e ashpër përgjatë disa muajve rresht. Kjo madje ka bërë që ai të anulojë edhe performancën në një event të Britanisë të quajtur “Summetime Ball 2016”. Ka qenë vetë këngëtari që e ka lajmëruar mospjesëmarrjen në event nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Për të gjithë ata që më pyesin se pse nuk isha në koncert, dua t’ju them se unë fluturova drejt Britanisë  për të qenë prezent, por fatkeqësisht, ankthi që është duke më vështirësuar gjendjen shëndetësore prej disa muajsh, ma bëri të pamundur pjesëmarrjen. Nuk mund të kërkoj falje mjaftueshëm për faktin se nuk u tregova i sinqertë që në fillim për të gjithë ata që pritën të më ndiqnin në performancë “live”, por ju premtoj se do të bëj të pamundurën për të mos ju zhgënjyer sërish. E di mirë se ata që vuajnë nga ankthi si unë, do të më kuptojnë…”, – është shprehur Zayn.

Pas këtij postimi, kolegë dhe fansa janë bashkuar me këngëtarin duke i uruar shërim të shpejtë dhe forcë brenda vetes.

Shperndaje