Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zanfina uron Adelinën përmes fjalësh të përzemërta: Mezi po pres t’i mësoj fëmijës tënd gjithçka më ke mësuar mua!

Zanfina uron Adelinën përmes fjalësh të përzemërta: Mezi po pres t’i mësoj fëmijës tënd gjithçka më ke mësuar mua!
December 14
16:40 2016

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili feston sot ditëlindjen. Të shumtë kanë qenë miqtë, kolegët dhe fansat që e kanë uruar në këtë ditë të veçantë dhe nuk kishte si të mungonte një urim special edhe nga motra e saj, Zanfina.

Këngëtarja e ka uruar divën e  muzikës shqiptare nëpërmjet një postimi në Instagram. Më shumë se një marrëdhënie mes motrash, Adelina ka qenë një shoqe e vërtetë për Zanfinën dhe një person i veçantë për të, gjë që ajo e ka pranuar shpesh edhe në intervista të ndryshme.

“Urime ditëlindjen motër edhe vëlla i madh! Tash që je vet e dytë mezi po pres mu bo teze! Me mësu evladin krejt çka më ke mësu ti mu kur jena kon të vogla e para është më “qkep dajak” hahahah! I love you”,- shkruan Zanfina në Instagram.

Adelina është në një pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. E gjithë familja është entuziaste për ardhjen në jetë të këtij fëmije e duket se teze Zanfina do t’i mësojë shumë gjëra atij, ashtu siç edhe shkruan./Blitz.al/

zonfina

Komento
Shperndaje