Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zanfina Ismaili flet hapur për historinë e dashurisë që bëri bujë në portale

Zanfina Ismaili flet hapur për historinë e dashurisë që bëri bujë në portale
October 24
08:57 2016

Vetëm përpara pak ditësh, Zanfina Ismaili u bë kryefjala e lajmeve rozë në portale dhe rrjete sociale, pasi mediat kosovare publikuan disa fotografi dhe video paparacësh ku vihej re këngëtarja e shoqëruar me një mashkull.

U supozua për një lidhje të mundshme dashurie, madje shumë emra u përfolën se mund të ishin në krahun e Zanfinës, mirëpo kjo e fundit ka vendosur të thyejë heshtjen, e ftuar në emisionin “1 kafe me Labin”.

Zanfina ka treguar se personi që është shfaqur në media nuk është aspak i dashuri i saj; ai është djali i dajës, i cili është shpërngulur së bashku me familjen në atë banesë ku Zanfina është parë duke e shoqëruar. Ajo ka treguar se nuk ka dashur ta zmadhojë më tepër këtë keqkuptim të mediave, pasi nuk ka dashur ta bëjë të bujshëm si lajm.

Ajo ka thënë se heshtja është arma më e mirë për të mposhtur provokimet e mediave. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje