Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zanfina Ismaili, “a je vetëm a me naj kon”?

Zanfina Ismaili, “a je vetëm a me naj kon”?
April 21
12:34 2017

Vetëm pak ditë më parë, Adelina Ismaili ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë i cili quhet Uliks. Ardhja në jetë e këtij fëmije ka bërë të lumtur jo vetëm prindërit, por edhe Zanfinën, e cila tashmë është tezja më e lumtur në botë.

Zanfina rrallëherë ka dashur të flasë për jetën e saj private, por sot, përmes nipit të saj, na ka zbuluar një sekret për veten. Këngëtarja ka postuar një foto në Instastory të një veshjeje për fëmijë mbi të cilën shkruhet: “Tezja ime është “single”, pyesni prindërit e mi për më shumë detaje”.

Duket se kjo do të jetë një dhuratë për Uliksin e vogël nga tezja e tij, e cila me këtë rast na ka zbuluar edhe se aktualisht nuk është në një lidhje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje