Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zakoni i London Noor tregon kaq shumë për marrëdhënien e tij me mami Sarën

Zakoni i London Noor tregon kaq shumë për marrëdhënien e tij me mami Sarën
July 20
10:05 2017

London Noor është një nga vogëlushët më të famshëm aktualisht në Shqipëri, kjo për shkak se mami Sara dhe babi Ledioni postojnë shpeshherë në rrjete sociale foto me të. Pa diskutim ardhja në jetë e vogëlushit ia ka ndryshuar tërësisht jetën çiftit të njohur. Sara është duke e shijuar pafund rolin e saj si  mami e një vogëlushi kaq të këndshëm si London Noor, i cili, edhe pse është ende shumë i vogël, ka kërkesat e tij. Sara ka zbuluar sot njërën prej tyre. Vogëlushi nuk mund të flejë pa i shtrënguar dorën  mamit të tij.

“Ai do të mbajë dorën time shtrënguar derisa sa ta zërë gjumi”,- shkruan Sara bashkangjitur një fotoje që tregon këtë moment kaq të bukur të djalit të saj. Detaje të tilla tregojnë shumë për marrëdhënien mes një nëne dhe fëmijës. Gjithnjë prezenca e saj e bën të ndihet më i qetë dhe i sigurt. Kjo pa diskutim është gjëja më e bukur që do të shihni këtë mëngjes./Blitz.al/

Komento
Shperndaje