Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zaimina Vasjari i rikthehet muzikës

Zaimina Vasjari i rikthehet muzikës
November 17
13:04 2016

Prej disa kohësh, këngëtarja Zaimina Vasjari ka qëndruar larg tregut muzikor duke iu përkushtuar biznesit të saj.

Por mesa duket, tani që çdo gjë po shkon mjaft mirë me biznesin e saj, ajo ka vendosur t’i rikthehet muzikës.

Ajo ka postuar në Insta Story një foto në studio muzikore dhe shkruan një pjesë të këngës.

“Nëse t’ka shku menja ty me mdrru me nai kon, nëse t’ka shku menja a e di sa shum gabon…” është një pjesë e tekstit të këngës së re, të cilës Zaimina i ka bashkangjitur edhe frazën “Coming soon”(Vjen së shpejti).

Vetëm pak kohë më parë, Zaimina është ndarë nga i dashuri, mos ndoshta kjo këngë është një dedikim? Këtë nuk e dimë, por është e sigurt se pas një pauze të gjatë ky tekst tregon një rikthim të bujshëm./Blitz.al/

zaj

 

Komento
Shperndaje