Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zaimina shtatzënë? Këngëtarja tregon më në fund të vërtetën

Zaimina shtatzënë? Këngëtarja tregon më në fund të vërtetën
April 22
18:43 2017

Këngëtarja e njohur, e cila tashmë është kthyer edhe në një businesswoman, Zaimina Vasjari, ishte e ftuara e radhës në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, në “ABC News”.

Përpos shumë detajeve lidhur me karrierën dhe jetën personale, Zaimina ka folur për herë të parë lidhur me faktin nëse është apo jo shtatzënë.

Në të vërtetë, e gjitha nisi nga një foto e postuar nga vetë këngëtarja, ku shfaqej personazhi i njohur i filmave me kartonë, Pokahontas, shtatzënë, të cilën e fshiu pak minuta më pas. Kështu, te ndjekësit u krijua ideja sikur Vasjari ishte shtatzënë.

Të vërtetën e gjithë kësaj, Zaimina e ka treguar në “Thumb”, ku shprehet: “E fshiva se filluan telefonatat: Do të bëhem teze? Do të bëhem gjyshe? Do të bëhem stërgjyshe? Lajmi doli direkt, u shpërnda gjithandej!”.

E pyetur nëse është apo jo e vërtetë, këngëtarja është përgjigjur duke prekur zonën e barkut: “Jo, nuk është e vërtetë”.

“Unë nxora Pokahontasin shtatzënë sepse s’e kisha parë ndonjëherë. Ngacmova pak njerëzit”, – ka përfunduar Zaimina. /Blitz.al.

Komento
Shperndaje