Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zaimina e ka të menjëhershme përgjigjen: Nëse bashkëshorti do më tradhëtonte do ia falja

Zaimina e ka të menjëhershme përgjigjen: Nëse bashkëshorti do më tradhëtonte do ia falja
October 20
15:14 2018

 

Prej disa muajsh Zaimina ka vendosur ta heqë barrierën që kishte vendosur ndaj mediave dhe të tregojë gjithnjë e më shpesh më shumë gjëra për veten dhe familjen e saj. Brenda një kohe të shkurtër u njohëm me bashkëshortin, Klodian Asllani dhe nuk vonoi shumë pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë, Zaimina na prezantoi edhe me Khloen, vogëlushja që i dha statusin  e nënës.

Në promon e “Shiko Kush Luan” , program në të cilin Zaimina ka qenë e ftuar është zbuluar një detaj i rëndësishëm. Duke luajtur një nga rubrikat e emisionit, Zaiminës i është drejtuar pyetja se çfarë do të ndodhte nëse zbulon se partneri i saj e ka tradhëtuar.

“Jo, nuk do të ndahesha”,- shprehet Zaimina duke lënë të kuptonte se ajo do e falte një veprim të tillë. Duket se për Zaiminën martesa është shumë herë më e rëndësishme se një lidhje qoftë për një natë, bazat e saj janë më të thella ndaj ajo do e falte prtnerin nëse ai do bënte një gabim të tillë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje