Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zac Efron mendon se Dwayne Johnson është kandidati ideal për president

Zac Efron mendon se Dwayne Johnson është kandidati ideal për president
August 02
20:05 2016

Muaji nëntor është një ndër më të diskutuarit për amerikanët  pasi pritet të mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ndërkohë që të gjithë janë pozicionuar në kahun e preferuar, aktori Zac Efron është shprehur se për mendimin e tij, Dwayne Johnson, aktori muskuloz, është kandidati më i mirë për këto zgjedhje. “The Rock” dëshiron të bëhet president dhe miku i tij e ka mbështetur. Efron është shprehur për “The Times” se  miku i tij dëshiron të ketë një ndikim përtej aktrimit në publik dhe se mund të jetë më i mirë se kushdo në këtë pikë.  Nëse do të jetë e nevojshme, Zac do të dalë ta mbështesë dhe të flasë në emër të tij.

 

Shperndaje