Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Yllka Mujo dhe Sadije Berisha diskutojnë dasmën mbretërore pak orë pas përfundimit

Yllka Mujo dhe Sadije Berisha diskutojnë dasmën mbretërore pak orë pas përfundimit
October 09
14:58 2016

Ditën e djeshme Elia Zaharia dhe Princi Leka II kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre. E cilësuar si dasma e shekullit, kjo ceremoni ka mbledhur shumë personalitete e figura të njohura të ekranit shqiptar. Në festë është vënë re edhe prania e Sadije Berishës, ish-bashkëshortja e  Shkëlzen Berishës, e cila thuhet se është marrë me detaje të organizimit të dasmës së princit dhe aktores Elia Zaharia.

Moderatori Olti Curri ka shpërndarë para pak minutash disa foto të Sadijes, e cila shfaqet në shoqërinë e aktores Yllka Mujo, nëna e princeshës dhe bashkëshortes së princit Leka.  Curri shkruan se Sadija dhe Yllka janë bërë bashkë në një kafene të njohur të Tiranës pak orë pas përfundimit të ceremonisë.

“Ato kanë qëndruar bashkë mëngjesin e sotëm duke folur ndoshta për ceremoninë dhe duke bërë përmbledhjen e saj”,- shkruan Olti Curri në Facebook.

Dasma e Princit Leka II dhe Elia Zaharisë mblodhi mbrëmë miq të familjes mbretërore e monarkë nga e gjithë bota./Blitz.al/

fotoq2 fotoq

sadije

Shperndaje