Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ylli Limani tregon si arriti të merrte pjesë në “The Voice”, pavarësisht se nuk e pranuan në audicione

Ylli Limani tregon si arriti të merrte pjesë në “The Voice”, pavarësisht se nuk e pranuan në audicione
February 10
11:29 2019

Ylli Limani është padyshim një nga këngëtarët më të pëlqyer shqiptarë të momentit, i cili fillimet e tij i pati në  “The Voice”. Pikërisht nga ky program talentesh u bë i njohur dhe për publikun.

E ndërsa ne e mbajmë mend Yllin atje për performancat që dha, sidmos për atë në audicionet e fshehura ku u paraqit me këngën “A drop in the ocean”, këngëtari zbulon se në fakt ai nuk ishte pranuar fillimisht për të marë pjesë në konkurs. Këtë gjë ai e ka thënë mbrëmjen e djeshme ku ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, e ku tregoi se në fakt në audicionin paraprak, i cili nuk transmeohet në television, atij i ishte thënë “jo” nga produksioni.

“Kam qenë shumë i ri, nuk e kam ditur se ç’do bëja me jetën time, por është çudi që në audicionet e producentëve nuk më pranuan. Për 3 javë i merrja në telefon. I thashë që “unë e di se të hënën keni xhirimet e puntatës së fundit, ma thoni që nëse nuk më keni pranuar, të shkoj në audicionet e X Factor” – tregoi artisti i hitit “Harrom”.

Mesa duket producentët dhe trajnerët e programit janë menduar sërish e mes dyshimesh i dhanë një shans Yllit për të marrë pjesë në audicionet e fshehura, megjithëse gjatë provave siç tregon ai, nuk ja varnin shumë: “Gjatë provave nuk është se ma varnin shumë se e dinin që isha futur këshu si kot, por rezultova i suksesshëm dhe e kujtoj këtë eksperiencë me dashuri të madhe.”

Kujtojmë që artisti në “The Voice” si trajner kishte Elton Dedën dhe arriti që të shkojë deri në fazën gjysëmfinale, ku u eliminua në përballjen me një tjetër emër tashmë të njohur, Marsela Çibukaj. E siç mund ta keni lexuar dhe në Blitz.al pak ditë më parë (në artikullin këtu), ndonjëherë nuk ka rëndësi që del si “humbës”nga një kompeticion, nëse e ke “yllin në ballë” do bëhesh i suksesshëm. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje