Blitz

 Breaking News

Ylli Limani, Flori Mumajesi dhe “Hana”

Ylli Limani, Flori Mumajesi dhe “Hana”
January 17
10:26 2020

Do thoni ju sapo patë titullin, mirë dy të parët që janë ndër artistët më të dashur për publikun shqiptar sot, po “Hana” kush është?

Hana me shumë gjasë do të quhet kënga më e re e Yllit, e cila është realizuar nga Flori Mumajesi, por që mund të jetë dhe një bashkëpunim mes tyre.

T’i marrim gjërat me rradhë. Fakti që Flori dhe Ylli do të vijnë me një bashkëpunim nuk është gjë e re, sepse ata kanë postuar foto më shumë se një herë në rrjetet sociale përkatëse nga studio e “Threedots”. Dhe nuk është i panjohur as fakti që Ylli ka punuar disa herë me Florin, madje këtu keni një nga gjërat që ata mund të bëjnë bashkë kur ndodhen në “kuzhinë”.

 

View this post on Instagram

 

Te duam @klajdiharuni @ylllimani @fatjonmiftari

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on Feb 6, 2019 at 5:25pm PST

Megjithatë nuk e dimë nëse “Hana”-n do ta këndojnë të dy, apo do të jetë e punuar nga Flori e Fatjon Miftari dhe do të ketë zërin e Yllit. Në video-n e mëposhtme, nga minuta e 51-të, mund t’i shihni të dy duke kënduar një pjesë nga refreni ende i papërpunuar i këngës:

Dhe nisur nga ajo që dëgjojmë dhe nga fakti që Ylli në këtë foto po këndon sikur nuk ka të nesërme:

 

View this post on Instagram

 

HANA? @ylllimani @fatjonmiftari

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on Jan 16, 2020 at 5:40pm PST

Epo pregatituni për një udhëtim të fuqishëm ndjenjash me këtë këngë! /Blitz.al/

Share