Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ylli Limani thyen heshtjen, flet për raportin me Tunën: “Po, mes nesh ka diçka…”

Ylli Limani thyen heshtjen, flet për raportin me Tunën: “Po, mes nesh ka diçka…”
July 28
21:02 2016

Është folur dhe aluduar në media kohët e fundit për një lidhje të mundshme dashurie midis këngëtarit Ylli Limani me këngëtaren Tuna. E gjitha ka nisur kur Tuna ka postuar në Snapchat disa fotografi dhe video ku vihej re shumë e afërt me Yllin. Ata përqafoheshin, qëndronin pranë dhe argëtoheshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit edhe nëpër club-e të ndryshme pas mesnate. Por edhe pse deri më tani nuk kishte asnjë prononcim nga të dy lidhur mbi këtë aludim, ka qenë vetë Ylli i cili ka hedhur poshtë këto zëra në një intervistë për televizionin In Tv.

“Është një raport profesional një herë, pastaj një dashuri e pastër miqësore, ia duam të mirën njëri-tjetrit dhe kam shumë respekt për Tunën si artiste. Në anën sentimentale mes nesh nuk ka asgjë, por në këngë po”, – ka thënë këngëtari, duke shpjeguar se një duet mes të dyve pritet të lançohet shumë shpejt. Ai gjithashtu ka zbuluar se kjo këngë do të jetë një baladë. /Blitz.al/

Shperndaje