Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ylli i “Sex and the city” shprehet se fotot nudo të Kim Kardashian i duken të mërzitshme

June 14
13:23 2016

Kim Cattrall pranon se ndihet e bezdisur dhe i duken pak të mërzitshme tanimë “selfie”-t e zhveshura të Kardashianëve.

Ajo ka qenë një nga femrat e serialit “Sex and the city” në rolin e Samantha-s dhe nuk duhej ta kishte edhe aq kompleks lakuriqësinë. Por kur vjen puna te fotografitë me protagoniste femra të zhveshura, aktorja thotë se e konsideron të çuditshëm dhe të mërzitshëm këtë fakt.

Në një intervistë për “Good Morning Britain”, këtë të martë, 60-vjeçarja u pyet nga moderatori Piers Morgan se çfarë mendonte për familjen Kardashian. Aktorja është shprehur se në të vërtetë nuk i ka ndjekur Kardashianët, megjithatë mendon se nuk mund t’i shmangë dot. Ndërsa për fotot nudo të shpeshta të Kimit ajo ka thënë se nuk e kupton dot qëllimin e tyre. Para pak kohësh, ylli i reality show-t postoi një foto ku shfaqej lakuriq nën komentin “Nuk kam çfarë të vesh”.

Cattrall ka xhiruar edhe vetë  skena seksi në “Sex and the city “ si pjesë të personazhit të saj. Për sa i përket jetës, aktorja kanadeze, e cila tashmë jeton në Nju Jork, ka pranuar se kohët e fundit ka hequr dora nga drejtimi i makinës pasi e bezdis trafiku dhe inati që vëren te shoferët e tjerë. Njësoj si personazhet në SATC 2, ajo tani merr autobusin për të shkuar në shtëpi.

Shperndaje