Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ylli i “Sex and the City” flet për sherrin me aktoren e njohur: “Tha që nuk ishim kurrë shoqe… më theu zemrën!”

February 01
20:32 2018

Sarah Jessica Parker dhe Kim  Cattrall ishin dy prej aktoreve më të njohura të serialit hit, “Sex and the City”.

Teksa të gjithë mendonim se të dyja ishin mikesha të ngushta, në një intervistë për britanikun Pierce Morgan, Cattrall u shpreh se ato nuk kanë qenë kurrë mikesha dhe Sarah duhet të jetë më e sjellshme me njerëzit që e rrethojnë.

Së fundmi, në një intervistë për “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, Parker ka folur për herë të parë për këtë “krisje” të miqësisë së të dyjave.

“Të gjithë atë javë isha shumë e mërzitur”, – shprehet Jessica. “Ne nuk kemi patur një marrëdhënie të tillë, siç e përshkroi ajo. Unë mendoja se ne ishim mikesha të ngushta. Nisi si një marrëdhënie pune, por pastaj u bëmë shumë të afërta për vite me rradhë. Ne kishim një miqësi shumë të mirë me njëra tjetrën e për këtë fakt shpresoj që gjithçka të eklipsohet dhe të rikthehemi si më parë!”

Epo, edhe ne urojmë që vajzat t’i rregullojnë marrëdhëniet dhe t’i shohim shumë shpejt në një dalje publike. /Blitz.al/

Shperndaje