Blitz

 Breaking News

Ylli Baka: Më kanë kopjuar jo vetëm këngët por edhe mënyrën si rri

Ylli Baka: Më kanë kopjuar jo vetëm këngët por edhe mënyrën si rri
January 19
22:56 2020

Këngëtari i njohur Ylli Baka ka treguar në emisionin “ThumbOn” në RTV Ora se janë përpjekur ta kopjojnë dhe imitojnë shumë njerëz, por zërin e tij nuk ja merr dot askush.

Fatma Haxhialiu: A të kanë marrë dikush ndonjëherë këngën? 

Ylli Baka: Po. Thotë një kolegia ime para disa vitesh, ata të imitojnë, Por ka një problem, që s’ta marrin dot zërin. Unë kam qenë ndër të parët që i kam kënduar patrioztizmit. Filluan dhe femrat, me pushkë e me penë për mëmëdhene. Filluan pastaj edhe më imitonin në fizik. Unë nxirrja jakën edhe ata e nxirrnin, ktheja flokët këtej, edhe ata i kthenin. Edhe po të rrija me siklet nga këmbët edhe ata e kujtonin si stil. 

Share