Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Yjet e Hollywood-it janë me Hillary-n! Ja çfarë kanë bërë ata pas nominimit të saj…

Yjet e Hollywood-it janë me Hillary-n! Ja çfarë kanë bërë ata pas nominimit të saj…
July 29
15:51 2016

Pasi zyrtarizmit të nominimit të Hillary Clinton si kandidatja demokrate për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, yjet e Hollywood-it kanë nisur një “breshëri” statusesh mbi këtë fakt. Shumë prej emrave më të njohur kanë shprehur mbështetjen e tyre për Hillary-n, ndërkohë që shumica prej tyre thonë se arsyeja kryesore se pse ata janë duke e mbështetur atë është sepse duan që Amerika të ketë një femër presidente.

Një nga mbështetëset e mëdha të saj është moderatorja e njohur Oprah Winfrey, ndërkohë që Amy Schumer ka shkruar: “Jam shumë e lumtur që Hillary u nominua. Le të punojnë të gjithë për fitoren e saj!”. Më tej, Elizabeth Banks shkruan: “Jam shumë krenare! Amerika është vendi më i mirë dhe do të bëhet edhe më i mirë me Hillary-n”.

Një koment ka ardhur edhe nga këngëtarja Kelly Clarkson, e cila ka deklaruar haptazi se vota e saj do të shkojë pikërisht për të. Një tjetër emër i njohur, që është rreshtuar pranë kampit demokrat, është Jennifer Lopez. “Ajo po bën historinë sot! Unë jam me Hillary Clinton” – ka shpërndarë J.Lo në Twitter.

Ndërkohë që një nga statuset më të pëlqyer ka mbetur sigurisht ai i Bill Clinton: “Më shumë se kurrë, unë jam me të! Ajo është presidentja jonë e ardhshme”, – ka shkruar Bill. /Blitz.al/

Shperndaje