Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Yjet e Hollivudit, të gjithë përkrah Hillary Clinton

Yjet e Hollivudit, të gjithë përkrah Hillary Clinton
June 07
20:17 2016

Mbrëmjen e së hënës, Hillary Clinton ka qenë pjesë e një koncerti për mbledhjen e fondeve në Los Angelos. Në këtë koncert, kandidatja demokrate u ka bërë thirrje njerëzve për të votuar në zgjedhjet paraprake në Kaliforni. Ajo është zotuar për të qenë kandidatja më e fortë që Donald Trump do të ketë përballë për të fituar presidencën.

Kanë qenë të shumtë personazhet publikë që kanë marrë pjesë në këtë koncert, në mbështetje të Hillary-t. Disa prej emrave kanë qenë John Legend, Christina Aguiliera, Eva Longoria, Stevie Wonder etj. Paratë e fituara nga ky koncert do të shkojnë për fondin e fitores. Hillary  Clinton gjatë kësaj mbrëmjeje ka vazhduar sulmet ndaj Donald Trump. Ajo ka thënë gjithashtu se ka shumë personazhe publike të cilët duan që të jetë ajo fituesja. Një ndër ta është edhe Eva Longoria, e cila tha gjatë mbrëmjes: “Votoni nesër dhe ndihmojeni Clinton të bëjë histori”.

Sipas Clinton, ajo është në prag të një momenti historik, por ka ende punë.  Clinton pritet të jetë gruaja e parë e emëruar presidente nga një parti e madhe në SHBA.

Etiketimet
Vip
Shperndaje