Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xhesika Berberi zbulon detaje ekskluzive nga festa e beqarisë së Afërdita Dreshajt

Xhesika Berberi zbulon detaje ekskluzive nga festa e beqarisë së Afërdita Dreshajt
March 17
20:41 2018

Xhesika Berberi është një nga shoqet më të mira të Afërdita Dreshajt. Ajo do të jetë një nga shoqërueset në dasmën e këngëtares, nuses së ardhshme. Ato kanë një kohë të gjatë që janë mikesha të ngushtae në një moment të tillë si martesa padiskutim që njëra i vjen në ndihmë tjetrës për gjithçka.

Siç e do zakoni edhe Afërdita do të ketë një festë beqarie për të cilën është kujdesur vetë Xhesika. E ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” modelja ka zbuluar se Afërditës i është rezervuar një mbrëmje e paharrueshme beqarie.

“Dasma e Afërditës po vjen, dua që ajo të jetë sa më e lumtur, që ti dalë dasma siç  ka dëshirë. Dhuratën akoma se kam menduar, festën e e beqarisë e konfirmuam. Epo ja se po e zbuloj! Festa e beqarisë do të bëhet në Las Vegas.”,- është shprehur Xhesika./Blitz.al/

Shperndaje