Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xhesika Berberi ndahet nga i fejuari? Në lidhje dashurie me tenorin Saimir Pirgu?

Xhesika Berberi ndahet nga i fejuari? Në lidhje dashurie me tenorin Saimir Pirgu?
October 01
10:04 2016

Modelja shqiptare Xhesika Berberi, e cila aktualisht jeton në SHBA, ku edhe praktikon profesionin e saj e që duhet thënë se ka korrur sukses me linjat trupore dhe tiparet mjaft të bukura të fytyrës, nuk e ka mohuar asnjëherë faktin se është e dashuruar. Ajo shpesh në rrjete sociale ka postuar fotografi me të dashurin e saj prej një kohe të gjatë, Evald Balla. Xhesika dhe Evaldi janë njohur para shumë vitesh dhe kanë ndarë një marrëdhënie shumë të bukur dashurie.

Xhesika Berberi dhe Evald Balla:

687474703a2f2f7777772e72657669737461636c6173732e616c2f6d656469612f3134353038373130383878686573696b616576616c642e6a7067666171652e6a7067

00b90a5da90ef4f27115a38109b9da11

Mirëpo ajo që mund të vëmë re teksa hedhim një sy në llogaritë në rrjetet sociale të Xhesikës është fakti se kohët e fundit ajo nuk ka postuar më foto me të dashurin e saj.

Një detaj tjetër që e ka shtuar kuriozitetin ka qenë se vetëm përpara dy ditësh, tenori i famshëm shqiptar, Saimir Pirgu, ka postuar në Facebook kopertinën e revistës kosovare “Teuta”, në të cilën ai shfaqet shumë i afërt duke pozuar pikërisht me modelen Berberi.

Kopertina e revistës “Teuta”:

14440861_1291096004234055_6771141006647591726_n

A ka diçka mes tyre? Edhe komentuesit në rrjetet sociale e kanë ngritur këtë pyetje, duke hamendësuar për një lidhje të mundshme midis të dyve, por Blitz.al kontaktoi me Xhesikën dhe ajo e ka mohuar këtë gjë, duke konfirmuar se vazhdon lidhjen e saj me të dashurin, Evaldin. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje