Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xhensila poston video duke hipur në limuzinë. Besi bën të njëjtën gjë por… i jep një mësim të mirë të dashurës së tij

Xhensila poston video duke hipur në limuzinë. Besi bën të njëjtën gjë por… i jep një mësim të mirë të dashurës së tij
July 03
09:23 2017

Xhensila dhe Besi, pas një viti të ngarkuar në karrierat e tyre, kanë vendosur që të udhëtojnë drejt Amerikës për disa ditë pushim. Fillimisht kanë zbarkuar në brigjet e Meksikës  dhe na kanë bërë t’i kemi zili me të gjitha fotot dhe postimet e ndryshme në rrjete sociale. Këto nuk kanë qenë vetëm ditë relaksi, por “PUSHIME, PUSHIME”, me festa dhe sigurisht humor.

Si gjithnjë, në çfarëdolloj vendi të ndodhet Besi, e ka të pamundur të mos nxjerrë në pah humorin e tij duke bërë shpesh batuta me Xhensilën, të dashurën e tij. Xhensila ka bërë një video duke hipur në limuzinë, të cilën e ka postuar në Instastory. Sapo ajo i afrohet automjetit, shoferi hap derën e makinës dhe Xhensila, si një zonjushë e vërtetë, hyn brenda në limuzinë. Kjo është një skenë e zakonshme dhe duhet ta pranojmë se të gjitha vajzat e kanë fiksim që të postojnë video të tilla në rrjete sociale.

 

Por duket se Besi mendon se duhet vepruar shumë ndryshe në një situatë të tillë. Të njëjtën skenë e ka bërë edhe ai.  Sapo i afrohet limuzinës për të hipur, shoferi hap derën e makinës, por Besi kundërshton. Ai i drejtohet shoferit duke i thënë se ka respekt duke qenë se është më i madh në moshë, ndaj i thotë atij që të hyjë brenda në limuzinë, ndërsa ai do të bëhet shofer. Kjo në fakt është një situatë për të qeshur pasi aktori i njohur gjithnjë përpiqet që nga gjërat edhe më të thjeshta të krijojë situata qesharake. Jemi të sigurt se ky veprim i tij ka shkaktuar shumë të qeshura./Blitz.al/

Shperndaje