Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xhensila Pere: “Mirë që më latë me barrë, po tani më gjeni burrin…”

Xhensila Pere: “Mirë që më latë me barrë, po tani më gjeni burrin…”
September 16
10:15 2016

Ish-miss dhe ish-banore në “Big Brother”, Xhensila Pere, kohët e fundit është vënë në fokusin e portaleve dhe rrjeteve sociale lidhur me statusin e saj. Duke qenë se ajo ka preferuar të mbetet e rezervuar për sa u përket çështjeve të saj personale, edhe aludimet kanë qenë të shumta dhe të ndryshme në llojin e tyre.

Për këtë ajo ka reaguar me anë të një statusi në llogarinë e saj në Facebook. “Ore, një gjë nuk kuptova: Kujt i kam zënë derën që më fejuan, më “shtatzënuan”? Të paktën kur të keni kohë më prezantoni me burrin. Faleminderit miq për urimet, në kokën e beqarëve, paçin fatin e Marigosë…!” – ka shkruar Xhensila duke përdorur doza humori dhe ironie.

Siç duket, Xhensila ka dëshirë që lajmet e bukura t’i japë vetë, pa qenë e nevojshme që në këtë çështje të hyjnë njerëz të ndryshëm, të cilët nuk kanë informacion të saktë. /Blitz.al/

 

Shperndaje