Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xhensila Myrtezaj ka një mesazh për gazetarët

Xhensila Myrtezaj ka një mesazh për gazetarët
May 04
14:03 2016

Xhensila Myrtezaj konsiderohet si një nga këngëtaret më të ëmbla të showbiz-it shqiptar, bukuria e së cilës është përmendur pothuajse në çdo artikull që mediat kanë shkruar rreth saj.

Megjithatë, kur je personazh publik  të duhet të përballesh edhe me komente të ndryshme rreth imazhit, karrierës dhe paraqitjes fizike, të cilat jo gjithmonë janë pozitive. Së fundmi gazetarët duket se i kanë shkaktuar “bezdi” Xhensilës me supozimet e tyre se këngëtarja ka bërë operacione plastike. Media dhe portale të ndryshme kanë aluduar se Xhensila mund të ketë bërë mollëzat operacion, si edhe fryrje të buzëve, por këngëtarja ka zgjedhur që t’u përgjigjet me anë të një videoje në Snapchat-in e saj. “Tani sapo jam zgjuar, kështu natyrale siç kam qenë, siç jam dhe siç do të jem gjithmonë”, – kanë qenë fjalët që kanë shoqëruar videon e Xhensilës.

Me bukurinë që i ka falur natyra nuk besojmë se do t’i hynin në punë “mollëzat e doktorit”.

Komento