Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xhensila Myrtezaj: Jam nusja e preferuar e Ijes!

Xhensila Myrtezaj: Jam nusja e preferuar e Ijes!
November 19
21:02 2016

E ftuara e radhës në puntatën e kësaj të shtune në “Thumb”, në rubrikën e intervistës, ka qenë këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Ajo u ka rrëfyer dy gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu të rejat mbi jetën dhe projektet e fundit. Xhensila ka treguar se ka një marrëdhënie të veçantë me gjyshen e Bes Kallakut, të fejuarit të saj, njëkohësisht aktor  humori në “Portokalli”. Ija nuk është thjesht gjyshja e të fejuarit për Xhensilën, pasi ato shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën dhe, siç ajo rrëfen, për të është nusja e preferuar.

“Ija ka nipër e mbesa shumë, por unë kam për të qenë nusja e preferuar e Ijes. Nuk më thotë gjë  për veshjet, është shumë e dashur. Ija jep vetëm dashuri”,- është shprehur këngëtarja.

Gjyshja e Besit është një personazh i njohur pasi aktori e ka përfshirë shpesh në projektet e tij muzikore. Duket se Xhensila dhe Ija kanë një marrëdhënie të veçantë mes tyre./Blitz.al/

Komento
Shperndaje